18:23 / 01.07.2022
‘Djajtë e Kuq’ rivalizojnë Arsenalin për Martinez
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Manchester Unitedi ka rritur interesimin për qendërmbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez, raportojnë mediet britanike.
Arsenali prej kohësh është duke e kërkuar yllin e skuadrës holandez, por tashmë në garë për Martinez janë futur edhe rivalët e londinezëve ‘Djajtë e Kuq’.
Menaxheri i Unitedit, Erik ten Hag dëshiron të këtë në skuadër argjentinasin në sezonin e ardhshëm.
Tekniku holandez ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të tij, që sa më shpejtë të arrijnë marrëveshje me Ajaxin për Martinez.
Krerët e Unitedit thuhet së shumë shpejtë do të dërgojnë ofertën në adresë të klubit nga Amsterdami për qendërmbrojtësin argjentinas.