19:57 / 01.07.2022
S’ka kontratë për Asension
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Real Madridi nuk do t’i ofrojë kontratë të re Marco Asensio-s, raportojnë mediet spanjolle.
E ardhmja e sulmuesit spanjoll duket së do të jetë larg Madridit. Tri klube të mëdha evropiane, janë të interesuara për Asension, shkruan RTKLive.com.
Dy klubet e mëdha të Premier Leagues, Arsenal dhe Liverpool, si dhe kampionët e Italisë, AC Milan synojnë të transferojnë spanjolli gjatë kësaj verë.
Asensio me madrilenët ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, por siç raportohet, reprezentuesi spanjoll gjatë afatit kalimtar të kësaj verë, do të bëhet me klub të ri.























