20:12 / 01.07.2022
Cila do të jetë e ardhmja e Dembele-s?
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Anësori francez Ousmane Dembele tashmë është lojtar i lirë.
Francezi aktualisht është lojtar i lirë pasi që i ka kaluar kontrata me Barcelonën.
Sipas medieve spanjolle, Dembele nuk do të pranojë ofertën e re të katalonasve, të cilën e konsideron shumë të vogël.
Agjentët e reprezentuesit francez janë duke kërkuar një klub që mund t’i përmbush kërkesat financiare të ish-yllit të Borussia Dortmundit.
Dembele është duke u monitoruar nga disa klube evropiane përfshirë edhe gjigantin francez.
E ardhmja e francezit ende mbetet e paqartë, por siç raportohet, brenda pak ditësh, Dembele do të vendos për të ardhmen e tij.























