20:45 / 01.07.2022
Asllani: Nuk e kisha imagjinuar
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Futbollisti shqiptar Kristjan Asllani, tashmë ka bërë hapin e madh në karrierën e tij futbollistike.
Asllani dje zyrtarisht ka firmosur për klubin e madh italian, Inter. Ai në sezonin e kaluar ishte pjesë e Empolit.
Asllani thotë së është emocion i madh të jesh pjesë e skuadrës ‘nerazure’.
“U largova nga Shqipëria kur isha vetëm dy vjeç. Jam rritur këtu dhe kam bërë gjithë shkollën këtu”, tha ai.
“Është një emocion i papërshkrushëm, nuk e kisha imagjinuar”, thekson Asllani.























