Kosova e para në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’
BKT
Sport

Kosova e para në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Xhudistët e Kosovës vazhdojnë dominimin në sportin e xhudos.

Loriana Kuka me medaljen e artë të fituar sot në Lojërat Mesdhetare , ishte garuesja e fundit e Kosovës në sportin e xhudos në ‘Oran 2022’.

Paraprakisht ishin fituar edhe katër medalje tjera në xhudo, dy të arta, me Distria Krasniqin e Laura Fazliun dhe dy të bronzta me Akil Gjakovën e Flaka Loxhën.

Sa i përket sportit të xhudos, Kosova në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” renditet e para – pra me pesë medalje në total (tri të arta e dy të bronzta).

Spanja ka të fituara gjashtë medalje në total, por renditet e dyta pasi ka një të artë më pak se shteti ynë.