10:29 / 02.07.2022
Ziyech drejt Milanit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Serie A duket së do të jetë destinacioni i ardhshëm i futbollistit të Chelseas, Hakem Ziyech.
Ziyech sipas medieve britanike, tashmë ka vendosur të largohet nga Londra.
Sulmuesi maroken nuk është i kënaqur me hapësirën që i jep trajneri i ‘Bluve’ të Londrës, Thomas Tuchel.
Gjiganti italian, AC Milan thuhet së është duke punuar që të transferojë Ziyech, madje, edhe vet lojtari duket së preferon kalimin tek kampionët e Italisë.
Ndryshe, Ziyech është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera angleze.























