Fulhami transferon yllin e Sportingut
BKT
Sport

Fulhami transferon yllin e Sportingut

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi anglez, Fulham ka arritur marrëveshje me Sportingun për transferimin e Joao Palhinha.

Mediet e huaja raportojnë se Fulham ka rënë dakord për transferimin e mesfushorit portugez Joao Palhinha për 22 milionë euro.

Palhinha në sezonin e fundit, tregojë performancë të lartë duke ndezur interesimin e disa klubeve evropiane.

Por, Fulham ishte skuadra këmbëngulëse për transferimin e portugezit. Palhinha do t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe më pas do të prezantohet si lojtari i ri i klubit anglez.