SHGSK uron gazetarët në Ditën Botërore të Gazetarisë Sportive
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), ka uruar gazetarët sportivë në Ditën Botërore të Gazetarisë Sportive.
SHGSK përmes një njoftimi, ka thënë së kjo ditë, e gjen gazetarinë sportive në Kosovë në një dimenzion krejt tjetër, pasi që së bashku është kaluar sfida e vështirë me pandeminë.
“2 Korriku, shënohet nga gazetarët dhe institucionet e gazetarisë sportive në mbarë botën. Kjo ditë, tashmë e gjen gazetarinë sportive në Kosovë në një dimenzion krejt tjetër, për faktin që tejkaluam së bashku një sfidë shumë të vështirë me pandeminë. Bordi i SHGSK-së, ju uron të gjithëve këtë ditë të shënuar për të gjithë ne, duke ju falenderuar për punën që bëni, njëkohësisht ju inkurajojmë që të vazhdoni edhe më tutje në informimin e drejtë dhe zhvillimin e gazetarisë sportive. Së bashku si komunitet i gazetarisë sportive, do të vazhdojmë me shumë përkushtim, t’i ruajmë dhe t’i kultivojmë vlerat tona, duke respektuar standardet profesionale të gazetarisë”, thuhet në njoftimin e SHGSK-së.























