“Drejt atdheut...”
BKT
Sport

“Drejt atdheut...”

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ekipi i Kosovës në xhudo e ka mbyllur aventurën në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’.

Ekipi i Kosovës që shkëlqeu në ‘Oran 2022’, me pesë medalje të fituara, prej tyre tri të arta, tashmë ka marrë rrugë drejt Kosovës.

Trajneri i ekipit të Kosovës, Driton Kuka përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë më dije se ekipi i tij, është nisur për vendlindje.

“Drejt atdheut …Pesë medalje për Kosovën! Ekipi do ec tutje drejt Lojërave Olimpike Paris2024”, ka shkruar Kuka.

Xhudistët tonë pas pak ditësh pushimi, do të nisin përgatitjet për Botërorin e xhudos.