Monza Berlusconit pas Dybala-s dhe Icardi-t
BKT
Sport

Monza Berlusconit pas Dybala-s dhe Icardi-t

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Skuadra e sapopromovuar në Serie A, Monza, është hedhur në sulm për dy super-sulmues e klasit botëror.

Sipas medieve italiane, Paulo Dybala dhe Mauro Icardi janë objektivat e klubit të Silvio Berlusconit.

“Monza po synon të nënshkruajë me Paulo Dybala dhe Mauro Icardi, raporton “Sky”.

Drejtori i klubit Adriano Galliani, thuhet se tashmë ka kontaktuar me agjentët e tyre për të shikuar mundësinë e transferimit të Dybala-s dhe Icardit tek Monza.

Krerët e kësaj skuadre, kanë nisur furishëm punën për ndërtimin e një skuadre të denjë për sezonin e ri në Serie A.