Barcelona shet Braithwaite, lojtari nuk dëshiron të largohet
Sport

Barcelona shet Braithwaite, lojtari nuk dëshiron të largohet

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sipas medieve spanjolle, Braithwaite nuk është në planet e trajnerit Xavi Hernandez për sezonin e ardhshëm.

Krerët e katalonasve në fund të sezonit të kaluar, kanë njoftuar agjentët e lojtarit së ai nuk do të jetë e ‘blaugranave’ në edicionin e ri.

 ‘Blaugranat’ thuhet se duan ta shesin danezin për çmimin tetë milionë euro.

Braithwaite, siç raportohet, nuk dëshiron të largohet nga ‘Camp Nou’ edhe pse ai nuk është në planet e Xavit për sezonin e ardhshëm.

Destinacioni i lojtarit duket se do të jetë Premier League, ndonëse akoma nuk ka asnjë ofertë në adresë të tij. 


APR
Romay Lift