Liverpool dhe Juve po e mendojnë shkëmbimin Firmino-Rabiot
Sport

Liverpool dhe Juve po e mendojnë shkëmbimin Firmino-Rabiot

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Dy gjigantët evropian, Liverpool dhe Juventus janë duke menduar shkëmbimin e Roberto Firminon me Adrien Rabiot.

Mediet e huaja të dielën raportojnë se ‘The Reds’ mund të lejojnë largimin e brazilianit në shkëmbim të francezit.

Juve nuk është duke llogaritur në shërbimet e Rabiot, i cili edhe në sezonin e fundit, nuk kishte minutazh të madhe në skuadrën e Massimiliano Allegrit, dhe duket se francezi shumë shpejtë do të mbyll aventurën tek torinezët.

Gati e njëjta situate qëndron edhe me Firminon, i cili në edicionin e fundit, nuk ia doli të sigurojë një vend titullari në skuadrën e Jurgen Klopp.

Siç raportohet, tashmë të dy klubet janë duke biseduar për shkëmbimin e brazilianit dhe francezin.  


APR
Romay Lift