Barcelona-Dembele, këto janë zhvillimet e fundit
Sport

Barcelona-Dembele, këto janë zhvillimet e fundit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Francezi Ousmane Dembele duket së do të vazhdojë karrierën në Barcelonë.

Mediet spanjolle të dielën raportojnë se Dembele nuk ka qenë kurrë më afër vazhdimit të kontratës së re me ‘Blaugranat’.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dje e konfirmoi se marrëveshja është afër dhe do të zyrtarizohet brenda pak ditësh.

Kontrata e reprezentuesit francez me Barcelonën, ka skaduar më 1 korrik, por siç raportohet, Dembele dhe skuadra katalonase shumë shpejtë do të rinovojnë kontratën e re.

Ndryshe, Dembel kërkohet nga disa klube të njohura evropiane përfshirë edhe PSG-n. 


APR
Romay Lift