Milani në sulm për Asension
Sport

Milani në sulm për Asension

Fatmir Bytyqi /RTKlive

AC Milan është futur seriozisht në garë për sulmuesin e Real Madridit, Marco Asension.

Asensio dhe madrilenët duket së kanë vendosur t’i ndajnë rrugët. Mediet italiane të dielën raportojnë së ‘Rossonerët’ janë hedhur në sulm për Asension.

Spanjolli dëshiron të gjejë një skuadër ku mund të jetë titullar në mënyrë që të sigurojë një vend në Kombëtaren e Spanjës për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Asensio është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, por ‘San Siro’ duket së është preferenca e spanjollit.


APR
Romay Lift