13:52 / 03.07.2022
Muhamed Useini i thotë ‘PO’ Prishtinës, firmos kontratë dy-vjeçare
Fatmir Bytyqi /RTKlive
FC Prishtina ka vazhduar edhe sot me transferime.
Mbrojtësi Muhamed Useini është lojtari i radhës që ka nënshkruar me kryeqytetasit.
33-vjeçari nga Tetova vjen nga skuadra e SC Gjilanit ku ka luajtur me shumë sukses në tre-vitet e fundit.
Useini ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me “bardhekaltërit”.“Meti” ka përvojë të madhe në lojën më të popullarizuar në botë.
Shkëndija e Tetovës, Rabotniçki, Renova dhe Flamurtari i Vlorës janë skuadrat me të cilat është paraqitur në karrierën e tij.
Një ndeshje e ka edhe me reprezentacionin e Maqedonisë Veriore.