Kalvin Phillips nënshkruan me Manchester Cityn
Rtklive
Sport

Kalvin Phillips nënshkruan me Manchester Cityn

KP

Manchester City ka njoftuar të hënën se ka nënshkruar me Kalvin Phillips me të cilin ka bërë një kontratë gjashtë vjeçare.

Mesfushori 26-vjeçar erdhi nga Leeds United, pasi ka bërë 234 paraqitje gjatë tetë sezoneve, duke shënuar 14 gola dhe 14 asistime.

Phillips është shprehur shumë i lumtur me kalimin në skuadrën e Pep Guardiolas.

“Jam absolutisht i kënaqur që i jam bashkuar Manchester Cityt”, tha Phillips.

“City është dëshmuar si skuadra më e mirë në vend me një skuadër të mrekullueshme dhe një menaxher si Pep Guardiola, i cili me të drejtë konsiderohet si më i miri në botë. Të jesh në gjendje të luaj nën drejtimin e Pep dhe të mësosh nga ai dhe stafi i tij stërvitor, si dhe të jesh pjesë e një skuadre kaq fantastike është një perspektivë për të cilën jam tepër i emocionuar. City është një klub i klasit botëror me staf dhe ambiente të klasit botëror dhe është një ëndërr e realizuar që t'i bashkohesh klubit”, tha në fund Phillips.


MË SHUME NGA Sport