Florian Marku do të boksojë në “Air Albania”
Rtklive
Sport

Florian Marku do të boksojë në “Air Albania”

RTKlive

Boksieri shqiptar, Florian Marku, do të rikthehet në ring muajin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vet boksieri në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Ai do të boksojë para publikut shqiptar, teksa kundërshtari i tij mbetet të zbulohet javën e ardhshme.

“Po kthehem për të gjithë ju, në mes të Tiranës. Më datën 25 Gusht ju pres të gjithëve në “Air Albania”. Kundërshtari dhe informacionet rreth biletave do dalin këtë javë. Ju premtoj qe do jap shpirtin për të ju bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës”, ka shkruar Marku.


MË SHUME NGA Sport