Zalgiris ka arritur në Prishtinë
Sport

Zalgiris ka arritur në Prishtinë

Uran Krasniqi/RTKLive

Zalgiris Vilnius tashmë ka arritur në Prishtinë ku nesër do të ndeshet me Ballkanin në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Champions League.

Zalgiris është kampioni i Lituanisë. 

Ndeshja pritet të zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin "Fadil Vokrri". 

Fituesi i i të dy ndeshjeve do të ballafaqohet në raundin e dytë me fituesin e përballjes Malmo FF - Vikingur Reykjavik.     

“Skuadra është në humor të mirë, mezi po e pret këtë ndeshje. Jemi përgatitur për një kohë të gjatë. Ne kishim një program të ngjeshur në ligë. Bëmë ndeshje shumë të mira, arritëm të shënojmë në të gjitha fitore. Ne e presim me padurim përballjen me humor të mirë”, ka thënë kapiteni i ekipit Saulius Mikoliunas para udhëtimit drejt Prishtinës, prononcimin e të cilit, ashtu si videon e arritjes në Prishtinë, e ka postuar faqja e klubit në Facebook.


APR
Romay Lift