Ademi fton për vizitë kryetarin e ri të federatës turke
Uran Krasniqi/RTKLive
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka ftuar kryetarin e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë që ta vizitojë Kosovën.
Dy drejtuesit e federatave u takuan në Turqi, ku po qëndron i pari i FFK-së.
"Sot qëndrova për vizitë në Federatën e Futbollit të Turqisë, ku takova presidentin e sapozgjedhur, Mehmet Büyükekşi, të cilin e urova për mandatin e fituar në krye të futbollit turk. Gjatë takimit biseduam dhe u dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave tona, teksa presidentit Büyükekşi i bëra ftesë që vizitën e parë jashtë vendit ta bëjë pikërisht në Kosovë. Po ashtu, gjatë kësaj vizite e takova edhe sekretarin e përgjithshëm, Kadir Kardas, me të cilin diskutuam për format e bashkëpunimit të ndërsjellë", ka shkruar Ademi në njoftim.