Jesus pas transferimit te Arsenal: Raporti me Artetan vendimtar
Rtklive
Sport

Jesus pas transferimit te Arsenal: Raporti me Artetan vendimtar

Uran Krasniqi/RTKLive

Gabriel Jesus ka thënë se marrëdhënia e tij me Mikel Artetan luajti rol vendimtar në vendimin e tij për t`u bashkuar me Arsenalin nga Manchester City.

"Jam shumë i lumtur që nënshkruaj për këtë klub të madh. Që nga dita e parë kur e dija se mund të vija të luaja për Arsenalin, isha i lumtur", ka thënë braziliani për faqen zyrtare të klubit të Arsenalit. 

Për transferimin që Arsenalit i kushtoi 45 milionë euro ka folur edhe trajneri Mikel Arteta. “Jam shumë i emocionuar. Klubi ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të rekrutuar një lojtar të këtij niveli. Unë e njoh shumë mirë Gabrielin personalisht", ka thënë ai. 

Vlerësimin e tij e ka dhënë edhe Drejtori teknik, Edu. “Jemi të kënaqur që kemi siguruar transferimin e Gabrielit. Të gjithë ata që e njohin mirë futbollin, i njohin cilësitë e Gabriel Jesus", ka thënë ai.

Te Arsenal Jesus do ta bartë fanellën me numrin 9-të. 


MË SHUME NGA Sport