18:46 / 04.07.2022
Christensen i bashkohet Barcelonës pas largimit nga Chelsea
Uran Krasniqi/RTKLive
Barcelona ka nënshkruar me mbrojtësin Andreas Christensen si lojtar i lirë pas largimit të tij nga Chelsea.
Faqja e klubi katalonas i ka shprehur mirëseardhje në klub danezit, por pa dhënë detaje të marrëveshjes.
Mbrojtësi ka luajtur nëntëdhjetë e gjashtë herë për klubin anglez, por edhe gjashtëdhjetë e dy herë për Borussia Mönchengladbach, ku ishte i huazuar.
Christensen ka veshur fanellën e Kombëtares së Danimarkës pesëdhjetë e gjashtë herë, ku ka realizuar edhe dy gola.