Daja thotë se Ballkani është i kompletuar dhe s`do të kursehet
Sport

Daja thotë se Ballkani është i kompletuar dhe s`do të kursehet

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se klubi që e drejton është i kompletuar dhe se është i gatshëm për ta dhënë maksimumin ndaj Zalgiris Vilnius që tashmë ka arritur në Prishtinë ku nesër do të zhvillohet ndeshja e parë në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Champions League.

Ai ka mbajtur konferencë për media një ditë para ndeshjes. 

"Kemi skuadrën e kompletuar dhe jemi gati për të dhënë maksimumin”, është shprehur Daja, duke theksuar se një garë e tillë kërkon përkushtim maksimal dhe është më ndryshe se sa Superliga e Kosovës.

Ai është shprehur i rezervuar lidhur me qasjen e tij ndaj kundërshtarit. 

“Në fakt, ne kemi praktikuar dy skema dhe nesër do të vendosim se me cilën do të zbresim në fushë. Nuk mund të jap detaje për shkak të kundërshtarit, por mund të them që do të luajmë me skemë të re”, ka thënë trajneri shqiptar. 

Zalgiris është kampioni i Lituanisë. 

Ndeshja pritet të zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin "Fadil Vokrri". 

Fituesi i i të dy ndeshjeve do të ballafaqohet në raundin e dytë me fituesin e përballjes Malmo FF - Vikingur Reykjavik. 


APR
Romay Lift