Prishtina transferon futbollistin e 2 Korrikut
Sport

Prishtina transferon futbollistin e 2 Korrikut

Uran Krasniqi/RTKLive

Ardi Ajdini është futbollisti më i ri i Prishtinës. Për marrëveshjen ka njoftuar vetë klubi.

"FC Prishtina dhe mbrojtësi Ardi Ajdini kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim me ç'rast kanë nënshkruar kontratë tre-vjeçare. Ajdini më parë ka qenë pjesë e 2 Korrikut ku edicionin e fundit i ka regjistruar 25 paraqitje me ekipin në Ligën e Parë dhe një ndeshje në Kupën e Kosovës teksa e ka realizuar një gol. 19-vjeçari një edicion më parë (2020/21) ka luajtur edhe te Besa e Pejës në Superligën e Kosovës teksa është paraqitur në 30 ndeshje dhe e ka realizuar një gol. Ajdini që është produkt i 2 Korrikut ka qenë pjesë e Kosovës U-17, U-19 dhe U-21. Ardi ndjehet i lumtur që i është bashkuar FC Prishtinës. Ndjenja e të luajturit me Prishtinën - Për mua si prishtinas është kënaqësi dhe ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar të jem pjesë e klubit të qytetit tim dhe gjithashtu edhe klubit më të madh në vend", ka njoftuar Prishtina.

Pas marrjes së klubit nga trajneri Ismet Munishi te Prishtina deri më tash kanë ndodhur shumë ndryshime, ku janë liruar plot lojtarë, por edhe janë afruar plot të tjerë. 


APR
Romay Lift