Fulham fiton garën me United e Wolves për futbollistin portugez
Sport

Fulham fiton garën me United e Wolves për futbollistin portugez

Uran Krasniqi/RTKLive

Fulham ka kompletuar transferimin e mesfushorit portugez Joao Palhinha nga Sporting CP. 

Klubi anglez raportohet se ka paguar 20 milionë £ (23.2 milionë euro) për të nënshkruar me Palhinha. Bëhet fjalë për një marrëveshje pesëvjeçare që përmban opsionin e vazhdimit edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë.

Manchester United dhe Wolves gjithashtu ishin të interesuara për Palhinha, por Fulham tregoi më shumë angazhim. 

Nënkryetari i klubit, Tony Khan është shprehur i kënaqur që ka fituar garën për Palhinha. 


APR
Romay Lift