Daci, kërcyesja më e mirë dhe shënuesja e dytë në Evropian
Sport

Daci, kërcyesja më e mirë dhe shënuesja e dytë në Evropian

Uran Krasniqi/RTKLive

Një basketbolliste e Kosovës është vlerësuar për paraqitjen e saj në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Saranda Daci është notuar si kërcyesja më e mirë dhe shënuesja e dytë në Evropian.

Në Qipro nga 28 qershori deri më 3 korrik u zhvillua Kampionati Evropian për Shtete të Vogla, ku Kosova kishte një fitore e tri humbje.

Siç komunikon Federata e Basketbollit e Kosovës, Saranda Daci ishte kërcyesja më e mirë në këtë garë me 9.8 kërcime për ndeshje, aq sa kishte edhe Claudia Guri e Andorrës.

"Daci kishte 39 kërcime në katër ndeshje, gjashtë në mbrojtje dhe 33 sulm. Në vendin e katërt ishte Era Shatri me tetë kërcime për ndeshje.Te shënueset më të mira të Evropianit, basketbollistja e Kosovës, Saranda Daci ishte e dyta. Ajo shënoi 66 pikë për katër ndeshje apo 16.5 pikë për ndeshje. Shënuesja më e mirë ishte Stine Austgulen e Norvegjisë me 18.5 pikë për ndeshje, ndërsa e treta ishte Eleni Pilakouta e Qipros me 15.3 pikë për ndeshje".


APR
Romay Lift