PSG shkarkon Pochettinon, pritet prezantimi i trajnerit të ri
Sport

PSG shkarkon Pochettinon, pritet prezantimi i trajnerit të ri

B. Halimi / RTKlive

Paris Saint-Germain ka njoftuar sot zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin e deritashëm, Maurizio Pochettino, teksa brenda një ore do të promovojë zyrtarisht Christophe Galtier si trajner të ri.

Pochettino mori një goditje nga parisienët një vit para skadimit të kontratës, të cilët tashmë kishin rënë dakord për një bashkëpunim dy vjeçar me Galtier. Është planifikuar një konferencë për shtyp në orën 14:00, ku pritet prezantimi i timonierit të ri.

Pochettino erdhi në Paris një vit e gjysmë më parë dhe arriti të fitojë dy tituj kampioni në Ligue 1 dhe Kupën e Francës, por kjo nuk mjaftoi për të qëndruar edhe më tutje në kryeqytetin francez pasi dështojë ta fitojë trofeun e Champions League.
 


APR
Romay Lift