Malacia, përforcimi i parë i kësaj vere për Unitedin
B. Halimi / RTKlive
Manchester United ka prezantuar përforcimin e parë të afatit kalimtar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Tyrell Malacia, i cili deri më tash ishte pjesë e Feyenoordit.
Ai ka nënshkruar kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2026-të, me opsion të ripërtritjes edhe për një vit.
Gjatë konferencës për media 22-vjeçari u shpreh i lumtur që do të jetë pjesë e klubit nga “Old Trafford”.
“Ardhja këtu është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Manchester United është një kapitull i ri për mua. Tani do të luaj në një Ligë shumë të rëndësishme. E njoh mjaft mirë trajnerin Ten Haag dhe e di se çfarë kërkon nga lojtarët e tij”, ka theksuar Malacia.
Ai u ka premtuar tifozëve të Unitedit se të japë më të mirën e tij në fanellën e kuqe dhe se do të rritet edhe më shumë si lojtar në “Old Trafford”.