Galtier prezantohet si trajner i ri i PSG-së
Sport

Galtier prezantohet si trajner i ri i PSG-së

B. Halimi / RTKlive

Pak orë pasi e shkarkoi trajnerin argjentinas, Maurio Pochettino, skuadra franceze PSG e ka prezantuar trajnerin e ri, Christophe Galtier. Ky i fundit u shpreh i lumtur që do ta drejtojë klubin nga ‘Parku i Princave’ dhe ka thënë se është i gatshëm për një sfidë të tillë.

“Nëse e kam pranuar këtë përgjegjësi, do të thotë se jam i aftë për ta bërë detyrën. I vetëm është e vështirë të arrish sukses, por së bashku do të jemi shumë të fortë”, ka theksuar Galtier.

Trajneri francez foli edhe për faktin se sa do ta ketë të vështirë ta udhëheq një ekip me përplot yje. “E di që janë lojtarë që duan të fitojnë, por unë tashmë kam punuar në ambiente të tilla ku kishte shumë ego. Qëllimi është të kemi një projekt të përbashkët pa asnjë kompromis. Besoj se do të përshtatem me skuadrën. I kam idetë e mia. Dua lojë sulmuese”, ka thënë tutje francezi.

 


APR
Romay Lift