Kosova përfundon garat në Oran, ekipi kthehet me gjashtë medalje
Sport

Kosova përfundon garat në Oran, ekipi kthehet me gjashtë medalje

Uran Krasniqi/RTKLive

Kur do të niset drejt Prishtinës ekipi i Kosovës, që mori pjesë në Lojërat Mesdhetare në Oran, do t`i ketë me vete gjashtë medalje. Tri të arta e tri të bronzta.

Ekipi kosovar sot e ka pasur ditën e fundit në tokën e Algjerisë. 

"Alush Telaku ka zhvilluar edhe garën e tretë dhe të fundit të notit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Notari ynë garoi në disiplinën 100 metra delfin, ku përfundoi në vendin 19. Koha e tij ishte 59.70. Me Telakun kanë përfunduar edhe garat e ekipit ekipit tonë, i cili fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta. Pesë medalje u fituan nga xhudo dhe një e bronztë nga boksi. Pjesa e mbetur e ekipit do të niser për Kosovë të mërkurën mbrëma, menjëherë pas ceremonisë mbyllëse", ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.


APR
Romay Lift