Vajzat e Kosovës mposhtin në tenis ato të Kenias
Sport

Vajzat e Kosovës mposhtin në tenis ato të Kenias

Uran Krasniqi/RTKLive

Kosova e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të Tenisit për femra ‘Billie Jean King Cup’, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

"U zhvilluan ndeshjet e para në Kampionatin Botëror të Tenisit për femra ‘Billie Jean King Cup’, në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Ditën e parë të këtij Kampionati vashat tona e nisën me fitore të shkëlqyera! Sot, në përballje me Kenian, Kosova arriti të shënoj fitore, duke mposhtur ekipin kundërshtar me rezultatet:

Donika BASHOTA - Cynthia Wanjala, 6:1, 6:4.

Adrijana LEKAJ - Alicia Owegi, 6:0, 6:1.

Donika BASHOTA / Adrijana LEKAJ - Roselida Asumwa / Alicia Owegi, 6:1, 6:0.

Nesër ekipi do përballet me Shqipërinë, ndërsa të enjten nuk do kenë ndeshje pasi Namibia është diskualifikuar! Ju urojmë shumë suksese vashave tona!", ka komunikuar Federata e Tenisit e Kosovës. 


APR
Romay Lift