Divock Origi i bashkohet Milanit
Sport

Divock Origi i bashkohet Milanit

Uran Krasniqi/RTKLive

Divock Origi i është bashkuar Milanit pas mbarimit të kontratës me Liverpool.

Belgu nënshkroi një kontratë katërvjeçare me klubin italian. 

Origi në 107 paraqitje në Premierligë për Liverpoolin ka shënuar njëzet e dy gola. 

27-vjeçari më shumë kujtohet kur me golin e tij nxori fituesin në gjysmëfinalen e Champions League kundër Barcelonës para disa vitesh.

Origi me Kombëtaren e Belgjikës ka realizuar tridhjetë e dy paraqitje. 


APR
Romay Lift