Trajneri i ri i PSG-së e do Neymarin në Paris
Rtklive
Sport

Trajneri i ri i PSG-së e do Neymarin në Paris

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i ri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka thënë se dëshiron që Neymar të mbetet në klub. 

“Cili trajner nuk do të donte të kishte një lojtar si ai në ekipin e tij? Unë kam një ide shumë të saktë se çfarë do të pres nga Neymar. Do ta takoj, do ta dëgjoj, por dua që ai të qëndrojë. Për ne është gjithmonë më mirë të kemi një lojtar të klasit të tillë me ne”, ka thënë Galtier.

Kohët e fundit ka pasur spekulime për të ardhmen e Neymar në PSG, ku thuhej se klubi francez është i hapur për ta shitur atë nëse vjen një ofertë e pranueshme. 


MË SHUME NGA Sport