Ballkani barazon në një ndeshje që e dominoi (E plotësuar)
Sport

Ballkani barazon në një ndeshje që e dominoi (E plotësuar)

Uran Krasniqi/RTKLive

Ballkani e ka dominuar plotësisht ndeshjen e parë të raundit kualifikues të Champions League kundër Zalgiris, por në fund ndeshja ka përfunduar baraz 1-1.

Suharekasit ishin pronarë të topit pothuajse gjatë shumicës së kohës, duke kombinuar në mesfushë, duke krijuar raste, duke gjuajtur drejt portës, por ata nuk arritën të shënojnë më shumë se sa një herë. Ka qenë minuta e katërmbëdhjetë kur Nazmi Gripshi me një goditje nga larg e ka tundur rrjetën kundërshtare.  

Ndërsa kundërshtari, që bënte një lojë mbrojtëse kishte një rast dhe pikërisht atë e shfrytëzoi. 

Ka qenë minuta e njëzet e pestë kur Buff ka realizuar me kokë pas një goditje nga këndi që kishin mysafirët.

Ndeshja është zhvilluar derisa në Prishtinë ka rënë shi, gjë që shpeshherë ka ndikuar në lojën e të dy ekipeve. 

Ndeshja e radhës zhvillohet në Lituani dhe Ballkanin e çon përpara vetëm fitorja. 

Zalgiris barazon ndaj Ballkanit

Zalgiris ka barazuar ndaj Ballkanit në ndeshjen e cila është e vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve për Champions League.

Lituanezët kanë realizuar nga i vetmi rast që krijuan. 

Ka qenë minuta e njëzet e pestë kur Buff ka realizuar me kokë pas një goditje nga këndi që kishin mysafirët.

Ballkani në epërsi me golin e Gripshit 

Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Zalgiris në ndeshjen e cila është e vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve për Champions League.

Ka qenë minuta e katërmbëdhjetë kur Nazmi Gripshi me një goditje nga larg e ka tundur rrjetën kundërshtare.  

Ka qenë minuta e katërmbëdhjetë kur Nazmi Gripshi me një goditje nga larg e ka tundur rrjetën kundërshtare.  Fillon ndeshja Ballkani - Zalgiris 

Ka nisur ndeshja mes Ballkani dhe Zalgiris, e cila është e vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve për Champions League.

Menjëherë Ballkani është treguar i rrezikshëm përmes një depërtimi nga Krasniqi, ku është fituar një korrner. 

Gjithashtu edhe kapiteni Kuç ka bërë një goditje nga distanca.  

Ballkani - Zalgiris, formacionet

Ballkani dhe Zalgiris ndeshen sonte në raundin e parë të kualifikimeve për Champions League. Për ndeshjen që fillon nga ora 20:00 tashmë janë publikuar edhe formacionet.

No description available.


APR
Romay Lift