Vrioni i bashkohet klubit amerikan
Rtklive
Sport

Vrioni i bashkohet klubit amerikan

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni, i cili ka dalë nga Akademia e Juventusit, ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në SHBA. Ai i është bashkuar New England Revolution.

“Jam i emocionuar të filloj këtë kapitull tjetër të jetës dhe karrierës sime në Boston”, ka thënë  Vrioni për faqen zyrtare të klubit. “Kam parë shumë lojtarë të talentuar që vijnë nga Evropa dhe në MLS, prandaj besoj se është koha e duhur për të ndërmarrë këtë hap në karrierën time. Mezi pres të takoj së shpejti të gjithë bashkëlojtarët e mi të rinj, trajnerët dhe tifozët". 

Drejtori Sportiv i klubit amerikan, Bruce Arena ka shpjeguar se si erdhi deri te transferimi i futbollistit shqiptar. 

“Giacomo na ra në sy me suksesin e tij të fundit të golave ​​në Austri dhe u rekomandua shumë nga disa njerëz vërtet të shquar", ka thënë ai.

Vrioni ishte i huazuar nga Juventus te WSG Tirol gjatë sezonit 2021-22 dhe mbërrin në New England pasi shënoi nëntëmbëdhjetë gola në Bundesligën austriake.


MË SHUME NGA Sport