Trajneri i Dritës: Ndeshja me Inter e vështirë, por i besoj ekipit
Sport

Trajneri i Dritës: Ndeshja me Inter e vështirë, por i besoj ekipit

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se përballja me Inter Turku do të jetë e vështirë, por ai ka besim te skuadra.

Nuhiu ka folur një ditë para ndeshjes. 

“Do të jetë një përballje e vështirë, pasi bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë, me grup të mirë të lojtarëve dhe një trajneri që ka ide të qarta. Megjithatë, edhe ne kemi pasur kohën e mjaftueshme gjatë kësaj faze përgatitore dhe me futbllistët kemi studiuar kundërshtarin dhe duhet t’i mbyllim pikat e tyre të forta. Ne duhet t’i shfrytëzojmë cilësitë tona, kam besim te skuadra që do të bëjë një performancë të mirë", ka thënë ai. "Djemtë kanë punuar shumë gjatë kësaj faze dhe tani jemi gati për këtë sfidë. Skuadra jonë do të duket ndryshe nga viti i kaluar falë grupit që kemi ndërtuar”. 

Futbollisti Ardian Limani ka thënë se ndjehen të sigurtë që bashkë me prurjet e reja do të bëjnë  një ndeshje të mirë.

“Ne si futbollistë ndjehemi të sigurtë që do të shfaqim një ndeshje të mirë. Grupi është shumë i mirë dhe mezi presim të luajmë së bashku me prurjet e reja, sepse janë përshtatur shpejt me skuadrën. Inter Turku eshte skuadër e mirë, por mendoj që ne kemi kualitetin e duhur për ta bërë më të mirën e fituar ndeshjen. Nesër duhet të luajmë shpejt dhe mos të gabojmë në lojën tonë. Kemi pergatitur gjithcka qe i duhet ndeshjes”, ka thënë ai.

Ndeshja Inter Turku - Drita është në kuadër të kualifikimeve për Conference League. 


APR
Romay Lift