Pochettino krenar që doli kampion me PSG
Rtklive
Sport

Pochettino krenar që doli kampion me PSG

Uran Krasniqi/RTKLive

Mauricio Pochettino është shprehur krenar që i dha fund kohës së tij në Paris Saint-Germain si kampion i Ligue 1. 

PSG konfirmoi largimin e Pochettino të martën, duke emëruar ish-trajnerin e Lille dhe Nice, Christophe Galtier si zëvendësuesin e tij.

Pochettino kishte humbur simpatinë pas disfatës në Champions League ndaj Real Madrid, por ai gjatë fjalës së tij zgjodhi të fokusohej në suksesin e tij. 

“Dua t’u uroj të gjithëve në PSG më të mirën për të ardhmen – pronarëve, bordit, lojtarëve, të gjithë stafit dhe mbështetësve”, ka thënë Pochettino. "Ne kemi shijuar disa momente të mrekullueshme dhe fitore të mëdha të gjithë së bashku". 


MË SHUME NGA Sport