Sot Inter Turku-Drita, gjilanasit synojnë rezultat pozitiv
Sport

Sot Inter Turku-Drita, gjilanasit synojnë rezultat pozitiv

Fatmir Bytyqi /RTKlive

FC Drita sonte në udhëtim tek Inter Turku të Finlandës, do ta nisi aventurën në garat evropiane.

Nënkampionët e Kosovës, për herë të kartën përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane.

Inter Turku dhe Drita do të ballafaqohen në sfidën e rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra gjilanase, mbrëmë ka mbajtur seancën e fundit përgatitore para duelit me skuadrën e njohur finlandeze.

Atmosfera në kampion e skuadrës kosovare është mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv në këtë udhëtim aspak të lehtë, pasi që çdo sfidë në gara të tilla janë të vështira.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e pranon se përballja me Inter Turku do të jetë e vështirë, por ai ka besim te skuadra.

“Do të jetë një përballje e vështirë, pasi bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë, me grup të mirë të lojtarëve dhe një trajneri që ka ide të qarta. Megjithatë, edhe ne kemi pasur kohën e mjaftueshme gjatë kësaj faze përgatitore dhe me futbollistët kemi studiuar kundërshtarin dhe duhet t’i mbyllim pikat e tyre të forta. Ne duhet t’i shfrytëzojmë cilësitë tona, kam besim te skuadra që do të bëjë një performancë të mirë", ka thënë ai.

Skuadra e Dritës në duel me Inter Turk synon rezultat pozitiv për sfidën e kthimit që luhet pas një javë në ‘Fadil Vokrri’, në mënyrë që ta kalojë këtë rreth të garave, e që është edhe objektiv i klubit gjilanas.

Ndeshja Inter Turku-Drita nis në orën 17:00. 


APR
Romay Lift