“Mirror”: Depay mund të rikthehet në Manchester United
Sport

“Mirror”: Depay mund të rikthehet në Manchester United

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi holandez Memphis Depay mund të vesh sërish fanellën e gjigantit anglez, Manchester United.

Katalonasit po përpiqen të transferojnë Robert Lewandowskin dhe Raphinha-n, dhe ndoshta edhe të mbajnë edhe Ousmane Dembele në skuadër.

Në një situatë të tillë, raportohet së nuk ka vend për Memphis Depay, kështu që holandezi mund të largohet nga klubi gjatë kësaj verë.

“Mirror” shkruan se është i mundur rikthimi i Depay në Manchester United, për të cilin 28-vjeçari ka luajtur nga viti 2015 deri në vitin 2017.

Kujtojmë së Depay u transferua në Barcelonë vitin e kaluar nga Lyoni.


APR
Romay Lift