Kastrati me asistentët e tij delegohen në sfidën e Conference League
Sport

Kastrati me asistentët e tij delegohen në sfidën e Conference League

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati është caktuar nga UEFA në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet skuadrës Fola nga Luksemburgu dhe Tre Fiori nga San Marino.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Emile Mayrisch” në Esch-sur-Alzette të Luksemburgut, më 7 korrik në orën 20:00.

Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Besnik Morina dhe Lumturije Muhadri dhe nga gjyqtari i katërt Mentor Ajeti.


APR
Romay Lift