Isco i thotë ‘JO’ Romës, mësoni arsyen
Sport

Isco i thotë ‘JO’ Romës, mësoni arsyen

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori spanjoll Isco ka refuzuar klubin italian, AS Roma.

Spanjolli që tashmë është lojtar i lirë pasi ka mbaruar kontratën me Real Madridin, prej kohësh është duke u kërkuar nga Roma e Jose Mourinhos.

Sipas medieve italiane, Isco i ka thënë ‘JO’ Romës pasi që spanjolli dëshiron të luajë në një skuadër ku luan në Ligën e Kampionëve.

“Isco refuzon ofertën e Romës, sepse dëshiron të zgjedh një klub për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm”, shkruan “Calciomercato”.

Ndryshe Isco është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë edhe Juventusin dhe Sevillan.


APR
Romay Lift