15:58 / 06.07.2022
Vedat Muriqi te klubi njohur belg?
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi duket se karrierën do ta vazhdojë në Belgjikë.
Sipas medieve të huaja, sulmuesi i Lazios, do të transferohet të klubi i njohur belg, Clube Brugge.
Muriqi gjysmësezonin e fundit luajti tek Mallorca në formë huazimi nga Lazio.
Reprezentuesi kosovar kërkohet edhe nga dy klubet e mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahce, por siç raportohet, Muriqi do të bëhet pjesë e klubit belg.
Ky transferim thuhet së do të kap shifrën 10.5 milionë euro plus bonuset, derisa lojtari do të përfitojë rreth dy milionë euro në vit.