Drita pëson humbje minimale në Finlandë (E plotësuar)
Sport

Drita pëson humbje minimale në Finlandë (E plotësuar)

Uran Krasniqi/RTKLive

Gjashtë minuta shtesë nuk i kanë mjaftuar Dritës për ta gjetur golin. 

Klubi gjilanas është mposhtur nga Inter Turku, në ndeshjen e parë të raundit kualifikues të Conference League. 
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-0. 
J. Niska ka realizuar në minutën e 77-të për finlandezët. 
Nga minuta e 75-të Drita ka mbetur me dhjetë lojtarë, pasi Blakçori ka marrë kartonin e dytë të verdhë. 
Ndeshja e ardhshme zhvillohet pas një jave në Kosovë. 

Inter në epërsi ndaj Dritës 

Inter Turku ka kaluar në epërsi ndaj Dritës.

J. Niska ka realizuar në minutën e 77-të për finlandezët. 
Nga minuta e 75-të Drita ka mbetur me dhjetë lojtarë, pasi Blakçori ka marrë kartonin e dytë të verdhë. 

Nis ndeshja Inter Turku – Drita

Ka filluar ndeshja Inter Turku – Drita, e vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve në Conference League.

Ndeshja po zhvillohet në Finlandë.

Trajneri dhe lojtarët e Dritës para ndeshjes ishin shprehur me tone optimiste për takimin. 

Inter Turku – Drita, ja formacionet zyrtare

Pas pak minutash nis dueli mes Inter Turk dhe Dritës së Gjilanit, takim ky që luhet në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Nënkampionët e Kosovës, për herë të kartën përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane.

Pak para ndeshjes, UEFA ka publikuar edhe formacionet zyrtare në faqen e tyre.

Formacionet zyrtare:

Inter Turku (4.3.3): Rilikonen, Arciero, Ketting, Bonet, Niska, Jyry, Paananen, Forsell, Tamminen, Lepisto, Haro.

Drita (4.2.3.1): Maloku, Krasniqi, Limani, Balde, Blakçori, Namani, Broja, Muja, Baftiu, Ajzeraj, Simonvski.

Ndeshja Inter Turku-Drita starton në orën 17:00.  


Eurokoha
Vjosa
APR