Napoli merr të riun gjeorgjian Kvaratskhelia
Sport

Napoli merr të riun gjeorgjian Kvaratskhelia

Uran Krasniqi/RTKLive

Napoli ka transferuar futbollistin gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Napolin.

Ai u transferua nga Dinamo Batumi në një marrëveshje e cila kapi vlerën prej 10 milionë eurove.

Kvaratskhelia luajti për Dinamo Batumi pas largimit në prill nga skuadra ruse Rubin.

Ai pati paraqitje të mirë me Gjeorgjinë, ku në gjashtëmbëdhjetë ndeshje ka realizuar tetë gola. 


APR
Romay Lift