19:56 / 06.07.2022
Dortmund transferon Sebastien Hallerin nga Ajax
Uran Krasniqi/RTKLive
Borussia Dortmund ka kompletuar transferimin e sulmuesit Sebastien Haller nga Ajax në një marrëveshje katërvjeçare për një vlerë fillestare prej 26.5 milionë funte.
“Stadiumi është i mrekullueshëm, por edhe stadiumi më i madh nuk është asgjë pa tifozët e tij. Si pjesë e familjes së Borussia Dortmund, mezi pres të ndjej mbështetjen e më shumë se 80,000 shikuesve", ka thënë 28 vjeçari.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë shënoi dyzet e shtatë gola në gjashtëdhjetë e pesë ndeshje për gjigantët holandezë pas transferimit në Holandë nga West Ham në janar të vitit 2021.
Haller te Dortmund do ta veshë fanellën me numër nëntë.























