Laporta kundër shitjes së Frenkie de Jong te Manchester United
BKT
Sport

Laporta kundër shitjes së Frenkie de Jong te Manchester United

Uran Krasniqi/RTKLive

Barcelona nuk ka ndërmend të shesë Frenkie de Jong te Manchester United, sipas presidentit të klubit Joan Laporta, edhe pse ai ka pranuar se situata e rrezikshme financiare e klubit mund të krijojë nevojën për një shitje.

De Jong, i cili luajti në skuadrën e Ajax të Erik ten Hag përpara se të transferohej te Barcelona në 2019, është cilësuar si objektivi kryesor i transferimeve të United qëkur holandezi mori drejtimin e United në prill.

"Ne e dimë se ai ka oferta, por për momentin ne e shesim këtë lojtar. Ai është një lojtar i Barcelonës dhe nëse nuk kemi nevojë, ne nuk do ta shesim atë”, ka thënë Laporta, duke përsëritur: "nuk duam ta shesim". 

Vetë holandezi në maj shprehu dëshirën e tij për të qëndruar në Barcelonë.