Tirana mposhtet nga kampioni i Luksemburgut
BKT
Sport

Tirana mposhtet nga kampioni i Luksemburgut

Uran Krasniqi/RTKLive

Tirana ka humbur ndeshjen e parë nga kampioni i Luksemburgut, F91 Dudelange.

Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e të së mërkurës, e cila i përket raundit të parë kualifikues për Champions League, është mbyllur me rezultat minimal. 

Ka qenë Hassan ai që ka realizuar për vendasit në minutën e 71-të. 

Që të dy ekipet mbeten me nga dhjetë lojtarë në fushë, pas përjashtimit të Kirch dhe të Limajt. 

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Tiranë.