22:38 / 06.07.2022
Leeds United përforcohet me amerikanin e Leipzig
Uran Krasniqi/RTKLive
Leeds United ka konfirmuar nënshkrimin me amerikanin Tyler Adams nga RB Leipzig.
Bëhet fjalë për një marrëveshje pesëvjeçare.
"Jam super i emocionuar," ka thënë 23-vjeçari. “Duke folur me miqtë e mi që kanë luajtur në Premier League, ata thonë se është një nga atmosferat më të mira në të cilën kanë luajtur ndonjëherë. Të kem ata tifozë që më mbështesin, do të jetë diçka e veçantë".
Ai është nënshkrimi i pestë Leeds gjatë këtij afati kalimtar, pas Brenden Aaronson, Rasmus Kristensen, Marc Roca dhe Darko Gyabi.























