Sonte Llapi dhe Gjilani nisin sfidat evropiane, synojnë fitore
Fatmir Bytyqi /RTKlive
FC Llapi dhe SC Gjilani sonte do të nisin aventurën në garat evropiane.
Llapjanët përballen me Buduqnostin në Podgoricë, në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Skuadra e Tahir Batatinës mbrëmë në tokën malazeze, ka mbajtur seancën e fundit para duelit me skuadrën e Buduqnostit. Atmosfera në kampin e llapjanëve është mirë dhe së të gjithë futbollistët janë të gatshëm për duelin e sontëm.
Llapjanët synojnë rezultat të favorshëm në këtë udhëtim në mënyrë që sfidën kthyese pas një javë në Prishtinë të sigurojnë kualifikimin në rrethin tjetër të garave.
Ndërkohë, interesant do të jetë edhe dueli mes Gjilanit dhe FK Liepajan, duel ky që luhet në ‘Fadil Vokrri’.
Gjilanasit hynë në këtë duel të përgatitur mirë dhe me ambicie për të mposhtur skuadrën e Liepajan në mënyrë që të bëjnë hapin e parë për të kaluar në rundin tjetër të Ligës së Konferencës.
Ndeshja Gjilani- Liepajan nis në orën 20:00, kurse, dueli Buduqnosti-Llapi starton në orën 20:30.























