Fiton Gjilani, me një këmbë në raundin tjetër (E plotësuar)
Uran Krasniqi/RTKLive
Gjilani ka fituar takimin e parë ndaj Liepaja. Ndeshja e zhvilluar në Prishtinë është mbyllur me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë Dabiqaj ai që ka realizuar në minutën e 38-të.
Gjilani, përveç me gola, e ka fituar ndeshjen edhe me statistika të tjera, një nga to ajo e posedimit të topit.
Klubi nga Gjilani tashmë me një këmbë gjendet në raundin e dytë të Conference League.
Ndeshjen e radhës Gjilani e luan si mysafir.
Gjilani në epërsi ndaj Liepajës
Gjilani ka gjetur golin në ndeshjen ndaj Liepajës.
Ka qenë Dabiqaj ai që ka realizuar në minutën e 38.
Paraprakisht, edhe në minutën e 14-të, Dabiqaj ka goditur shtyllën.
Deri tash Gjilani është duke treguar më shumë dëshirën për fitore.
Nis ndeshja Gjilani - Liepaja
Gjilani ia ka dalë të afrohet te porta kundërshtare qysh në minutat e parë të ndeshjes.
Tashmë ka filluar takimi mes klubit gjilanas dhe Liepajës, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Conference League.
Megjithë shenjat e mira nga Gjilani prapë se prapë rezultati nuk ka ndryshuar.
Gjilani – Liepaja, formacionet
Gjilani dhe Liepaja ndeshen sonte në kuadër të raundit të parë kualifikues të Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.
























