Ronaldo s`do të jetë në turneun e United në Tajlandë dhe Australi
BKT
Sport

Ronaldo s`do të jetë në turneun e United në Tajlandë dhe Australi

Uran Krasniqi/RTKLive

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e Manchester United për turneun parasezonal në Tajlandë dhe Australi.

"Atij i është dhënë kohë për t'u marrë me një çështje familjare", ka thënë një zëdhënës i United "Manchester Evening News".

United do të ndeshet në një miqësore me Liverpoolin në Bangkok të martën.

Spekulimet në lidhje me të ardhmen e Ronaldos në Old Trafford vazhdojnë. Transferimi i mundshëm lidhet me klube si Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Chelsea, Napolie madje edhe me klube nga MLS në SHBA.